Jam lexuese e rregullt e rubrikës tënde, zonjë e nderuar. Ju lexoj rregullisht. u kam shkruar disa herë dhe kam marrë përgjigje, për çka të falënderohem nga shpirti.

Sepse, përgjigjet tua nuk kanë qenë, thjesht, vetëm përgjigje, por kanë qenë udhëzime efikase për t’i kaluar krizat që kam pasur, me çka e kam ruajtur familjen që e kisha para shkatërrimit.

Besoj nga pyetja do ta kuptosh se cila jam, por para së gjithash marrëdhëniet me burrin janë përmirësuar shumë.

Burri ka shumë udhëtime për çështje biznesi dhe kam dyshime se ka kontakte me dy vajza që studiojnë dhe për njërën prej tyre më ka thënë se ka kontakt shoqëror dhe se do ta merr në punë në firmën tonë.

Unë i druaj këtij kontakti shumë, prandaj dua të di a do të largohet ajo prej tij, sepse dy herë përmes teje i kam larguar dy vajza nga lidhja me burrin.

Çka do të ndodhë me mua dhe me familjen?

“Pranvera”

Përgjigje:
Ju jeni ngritur shumë shpejt në biznes. Kreditimet dhe investimet me vend u kanë dhënë rrugën e sigurt të zhvillimit të punës dhe zgjerimit të saj menjëherë pas lufte, por orientimi juaj zhvillimor në segmentin e ndërtimit ua ka gëlltitur mjetet që keni pasur dhe disi gjërat kanë mbetur në gjysmë.

Ju keni kërcyer para se t’u dalin krahët dhe zogu me gjysmë palë krahë nuk arrin të bie i sigurt aty ku do.

Sa i përket lidhjes së burrit me vajzat që i keni cekur, unë nuk shoh mundësi që ata ta presin njëri-tjetrin, sepse koha do sjell sfida të reja dhe pritja e saj nuk ka logjikë të ndodhë.

MUND TË JU PËLQEJNË