Jam një vajzë e vuajtur dhe me halle. Jam në lidhje me një person qe disa vjet, duhemi shumë, por nuk kemi bërë zgjidhje ende.

As nuk më merr e as nuk më lë! A më do ai dhe çka të pres prej tij?
“Reja”

Përgjigje:
Gjendja juaj është e keqe. Jo pse ai nuk të do ty, por se nuk ka zgjidhje, meqë është i martuar, ashtu sikur e di edhe ti.

Ai nuk të ka gënjyer asnjëherë për punët e veta, prandaj fakti se nuk të lë, tregon se të do shumë, por zgjidhjen nuk mund ta gjejë.

Sugjerimi im është ta bësh zemrën guri dhe të largohesh prej tij. Kjo është rruga e vetme. Nuk është fati yt ai person. Ai i ka dy fëmijë dhe mirë është të gjesh fatin tënd të vërtetë.

MUND TË JU PËLQEJNË