Këto ditë aktorja Rudina Dembacaj i ka kushtuar një pjesë të mirë të kohës fansave të saj. Ajo iu ka kthyer përgjigje shumë prej pyetjeve të tyre dhe është treguar shumë e hapur për jetën private.

Një pjesë e mirë e pyetjeve vërtiten rreth partnerit të saj, ish-deputetit Mark Frroku, lidhja me të cilin është komentuar shumë. Së fundmi një ndër ndjekësit e ka pyetur nëse Marku xhelozon pasi Rudina ende mban kontakt me ish bashkëshortin, Aleksin.

Dyshja vazhdojnë të flasin pasi i lidh vogëlushja Viktoria. “A bëhet xheloz Marku për Aleksin, kur ju duhet të keni kontakt për vajzën?”, shkruan ndjekësi. Nuk ka munguar një përgjigje nga ana e aktores e cila ka replikuar “Pse kalama të duket?”, duke treguar se ish deputeti e kupton situatën dhe nuk ka vend për xhelozira.

MUND TË JU PËLQEJNË