Rudina Dembacaj duket mjaft e lumtur këto kohë.

Pasi braktisi ish bashkëshortin, ajo tashmë ka nisur një jetë të re në krahët e ish deputetit Mark Frroku.

Ky i fundit, këto kohë është bërë pjesë e showbizit shqiptar, edhe pse është një personazh mbi të cilin rëndojnë shumë akuza, nga vrasja te prostitucioni.

Ish-deputeti përfundoi në pranga në prill të 2015, pas mbërritjes të letër-porosisë nga Belgjika ku akuzohej për vrasjen e bashkëkombasit të tij, Aleksander Kurti, pasditen e 5 marsit 1999.

Sipas prokurorisë, mbi Frrokun atë kohë rëndoni katër akuza: “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim”, Refuzimi për deklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Ndërtim i paligjshëm”. U ngritën akuza që Frroku dhe 3 bashkëpunëtorët e tij ta kenë vrarë Kurtin për shkak të përplasjeve për kontrollin e prostitucionit.

https://www.instagram.com/p/B-M3mORnb3i/?utm_source=ig_embed

 

MUND TË JU PËLQEJNË