Në hyrje të sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, është zhvendosur në skaj 2020-shi dekorativ. “Nuk ka festë, kur Shqipnia nuk është mirë”, na tha Ekrem Shabani, një 67 vjeçar që sapo kishte ardh në shesh për të dhuruar një pako ushqimesh tek kontigjenti i ndihmave që po mblidhen nga Shoqata Humanitare “Diaspora” , që po bënë një punë të shkëlqyer.

Muhamet Beqiri nga kjo shoqatë, nuk kishte ngrënë asgjë gjatë tërë ditës dhe vullnetarët po e lusnin për tu ushqyer, e ai po priste e përcillte me falenderim secilin që sillte pako me ndihma.

Për revisten “Kosovarja”, Beqiri na tha se është e jashtëzakonshme çfarë kanë bërë qe dy ditë qytetarët e Kosovës.

Zotëri Beqiri na tregoj që vetëm sot janë nisur 20 kamionë me vesh-mbathje, batanije, gjësende dhe ushqime. “Të gjithë ata që i thonë bukës – bukë e ujit ujë, kanë ndihmuar. Ka ushqime, vesh-mbathje dhe gjithçka që i duhet një familje. Vullnetarët po bëjnë maksimumin e tyre”. Zotëri Beqiri theksoj se çdo kontribut po evidentohet nga vullnëtarët, e që kontigjentet me ndihma po nisen për në Durrës.

Milot Tytyri, i cili prej dy ditësh po punon si vullnetar, na tha se e ka nderin që është pjesë e shtabit të ndihmave. “Reagimi i qytëarëve ka qenë aq i madh sa nuk mund ta shprehë me fjalë. Kosova edhe një herë e dëshmoj zemërgjërsinë e saj dhe dashurinë që ka për Shqipërinë dhe vëllezërit e motrat atje”. Sa i përket transportit të ndihmave, Tytyri tregoj se kjo është arritur falë ndihmës së kompanive private të shpeticionit.

Teksa po qëndronim pranë mjeteve transportuese që po mbusheshin, dy të rinjë u afruan për të sjellë gjërat që kishin dëgjuar se janë më të nevojshme për bashkëkombasit tanë që po e kalojnë natën në qiell të hapur në Durrës, Thumanë, e vendet e tjera të goditura nga termetet. Lirimi, tha se ka sjell batanije dhe mjete higjenike.

“Gjithë ditën kemi parë televizion dhe erdhem ti sjellim ato gjëra që dëgjuam se duhen më shumë. Ja kemi borxh Shqipërisë, pasi ata kanë bërë për ne dhe ne po bëjmë për ta”.

Tragjedia që ka goditur Shqipërinë, i ka bërë tejet të ndjeshëm qytetarët.

Zonja Bukrie Shala, që e takuam në sheshin “Zahir Pajaziti”, tha për “Kosovaren”, se prej dy ditësh është shumë keq. “Më besoni që prej dje rat kam mbet, aq që po më dhimbsen. Sot, as s’kam fshi e as s’kam la, se jam shumë e tmerruar. Po më vjen tepër keq. Zoti e bëftë mirë”.

Dhimbja dhe trishtimi për viktimat, të lënduarit, është e madhe.

Siç po thonë të gjithë: Në dorë të Zotit.

Prishtine

Publiée par Kosovarja Video sur Mercredi 27 novembre 2019

MUND TË JU PËLQEJNË