Kosovarja, është magazina e vetme që targeton të gjitha shtresat e shoqërisë, duke servuar tema të trajtuara profesionalisht, intervista me njerëz nga jeta politike, kulturore dhe shoubizi. “Kosovarja”, sjellë rrëfime të personave me përvoja unike, njerëz “më ndryshe”, etj.
Shqiptarja e tortave me pesë yje
Quhet Mirdita Thaçi. Është nga femrat e forta, të suksesshme, që ia kanë dalë të ecin përpara, ta tregojnë forcën e femrës, e kjo falë dëshirës, vullnetit dhe ambicies për punë.
Që nga fëmijëria jeton në Zvicër, por rahovecasja, me emrin e bukur, nuk i ka harruar rrënjët e saj, madje thotë se është shumë krenare që është shqiptare. Një rrefim i veçantë për sukseset e një femrë të veçantë, vetëm në “Kosovare”.
Faqja e 7-të
Babi, pse ti nuk je deputet?
…për fat të keq, në vend që të investohet nga të gjitha shtresat e qytetarëve dhe strukturave udhëheqëse shtetërore, partiake e komunale në Kosovë, për themelimin dhe forcimin e shtetit, shumë prej nesh i harruam obligimet e premtimet që iu dhanë popullit qe njëzet vjet radhazi dhe u kthyem në drejtim të interesave personale, familjare dhe farefisnore.
Dhe, ata që janë nën dardhë po i hanë dardhat…
Një këndvështrim ndryshe nga Gani Dili – Faqja e 7-të në “Kosovare”.
Hoxha që foli me Isa Boletinin më 17 Shkurt 2008
E takuam në vitin 2015 në xhaminë “Isa Beg” në qendër të Mitrovicës. Po merrte abdes për ta falur namazin e drekës. Imami i xhamisë më të madhe në Mitrovicë, nuk ishte vetëm një hoxhë predikimi kuranor, por edhe një politikan i jashtëzakonshëm, që kishte punuar politikisht për kombin, qëkur ishte nënkryetar i Bashkësisë Islame të Jugosllavisë. Vazhdimin, ekskluzivisht dhe vetëm në “Kosovare”. Lexojeni…
Ç’rrëfen nëna që ia morën gjakun fëmijës së saj?
Para disa vitesh Visar Zhiti, kur ishte atashe kulturor në Romë, shkarazi më përmendi faktin e panjohur për mua, të marrjes së gjakut të dhjetëra foshnjave për t’ia injektuar Enver Hoxhës, në fund të jetës. E pa besueshme, por e vërtet. Vazhdimin e gjeni vetëm në “Kosovare”.
Burri më detyroi t’ia çoj vjehrrës çarçafin se isha e virgjër!
I janë dashur plot 13 vjet martesë ndërmjet dhunës fizike e psikologjike për të marrë vendimin që të divorcohej. Është një rrëfim i trishtë mes lotësh i Rigelës, 31-vjeçares nga Lushnja, e cila tregon peripecitë e jetës. Kjo histori, vjen e plotë në këtë numër të revistes “Kosovarja”. Lexojeni…
Në cilën shkollë të Prishtinës punon Profesor Skeleti?
Nxënësit e shkollave të mesme në Prishtinë, disa profesorëve të tyre, u kanë lënë emra të ndryshëm, si: Profesor Breshka, Profesor Veshi, Profesor Skeleti, Profesoresha Shotë etj. Por, edhe disa nga profesorët nxënësit i thërrasin: Cung, kuller, mangup etj. Këtë material interesant, e lexoni eksluzivisht në këtë numër të revistes “Kosovarja”.
Çka po më kryen punë kjo diplomë?!
“Nga sot me master të gazetarisë! Mos u dorëzoni nga ëndrrat tuaja!”, kështu thotë Donika Ahmeti, në ditën e saj të diplomimit në degën e Gazetarisë në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në studimet e nivelit master. Rrëfimi I saj, vetëm në “Kosovare”.
Si i rriti plaka dy fëmijë nën gurë?
“Guri i Plakës” është një legjendë, tregim nga goja e popullit. Por, ku ndodhet ai? Ai ndodhet ndërmjet fshatrave Gradicë e Godanc të Drenicës dhe për të është folur në popull brez pas brezi…Historia mbreslënëse, do tiu ngërthej. Lexojeni të plotë në këtë numër të revistes “Kosovarja”.
Jo vetëm këngëtare…
Sekretet e bukurisë së Dua Lipës
Këngëtarja Dua Lipa zgjohet në orën 06:30 të mëngjesit, ushtron pesë ditë në javë dhe kujdeset shumë për lëkurën e saj. Të gjitha, vetëm në “Kosovare”.
Të famshmit tanë që kanë probleme me depresion
Njerëz të zakonshëm apo të famshëm, nën presionin e dilemave, vështirësive, e shpesh të famës e të qenit persona publikë, i ekspozojnë ata ndaj fenomeneve të papritura që bëhen shkas për luhatje të humorit, vetëbesimit, ankthit, dominim nga mendimet negative e mbytëse etj.
Andaj, kush janë të famshmit tanë që e kanë pranuar vetë se kanë probleme me depresion, lexoni në numrin e ri të revistes “Kosovarja”.
Sa janë të gjata yjet e estradës?
Këngëtaret shqiptare, aq të dashura e të pëlqyera nga publiku, nuk është se shquhen për gjatësi. Shumë nga yjet e skenës nuk i kanë centimetrat e modeleve…Për më shumë, lexoni në këtë numër të revistes “Kosovarja”.
A e ndihmon familjen Elvana Gjata?
Nëse synon të bëjë diçka, ajo di të gjejë rrugën dhe mënyrën e duhur. Ka qëlluar gjithnjë në shenjë me këngë e paraqitje. Të vërtetat, vetëm në këtë numër të “Kosovares”.
Ç’thotë Ajkune Ahmetaj, frizerja më e famshme shqiptare, për yjet e estradës?
Është frizerja më e famshme shqiptare, popullariteti i së cilës është rritur gjithandej. Klientela e saj është e madhe, falë metodave të punës, produkteve cilësore, kreativitetit dhe linjave të personalizuara të lipstikëve dhe ngjyrave për flokë. Ajkune Ahmetaj është shndërruar në dashurinë e madhe të klienteve, që nuk e tradhtojnë për asgjë. Edhe emrat më të mëdhenj të shou-bizit janë te ajo. Nga Adelina Ismaili, Tayna, Kida, Dafina Zeqiri, Elvana Gjata, Luana Vjollca, Tuna etj.
Një rrëfim ndryshe i Ajkunës…Lexoni në këtë numër të “Kosovares”.