Kosovarja, është magazina e vetme që targeton të gjitha shtresat e shoqërisë, duke servuar tema të trajtuara profesionalisht, intervista me njerëz nga jeta politike, kulturore dhe shoubizi. “Kosovarja”, sjellë rrëfime të personave me përvoja unike, njerëz “më ndryshe”, etj.
Femër e suksesshme, profesioniste, zonjë me stil
A keni dëgjuar për “Gojadental”? Është klinika dentare që gjendet në listën e më të mirave në Zvicër, e udhëhequr nga një shqiptare. Besnike Gojani, me prejardhje nga Gjakova, por që bashkë me familje jeton në Zvicër qëkur ishte vetëm një vjeçe, ia ka dalë të jetë një dental-higjieniste e shquar, shkaku i profesionalizmit të lartë në punën që bën. Për të, historinë dhe sukseset e saj, lexoni ekskluzivisht në numrin e ri të revistes “Kosovarja”.
Faqja e 7-të
GËZUAR, PËR CKA?!
…fund dhjetori. Fund i një motmoti. Fund i vitit 2019.
Ishte ky vit, varet për kë, ishte qysh ishte:
I lehtë, i vështirë, i mirë, i keq, i mbrapshtë, i mbarë, i dhembshur, i lumtur…
Faqja e Shtatë, një këndvështrim ndryshe nga Gani Dili.
Ç’shkruante sigurimi i shtetit për vizitën e Bekim Fehmiut në Shqipëri më 1972?
“Nëna ime nuk dëshiron të vdesë pa e parë Shqipërinë!”
Ç’thoshte aktori i famshëm për Kosovën, Titon dhe bisedat e tjera që i bëri me personalitetet e artit e kulturës gjatë takimeve me ta? Detaje interesante e të pa thëna, vetëm në këtë numër të “Kosovares”.
Flasin familjarët e vëllezërve Abazi, që vdiqën nën rrënoja
A thua, qe e shkruar të shkonin e të vdisnin nën gërmadha?
I druheshin të vdisnin të dy dhe t’i linin pas familjet e tyre, e që jetojnë me kushteve të vështira, në fshatin Livoç i Epërm të Gjilanit. E, fatkeqësisht, tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit në Durrës, i mori të dy bashkë. E dhimbshme ajo që thonë familjarët. Materialin e plotë, e lexoni në numrin e ri të revistes “Kosovarja”.
Flet Ramë Shabani, të cilin nuk e rrokën plumbat
Të dielën, më 15 dhjetor, rrezet e diellit ngrohnin mijëra lule në Kompleksin Memorial në Reçak, aty ku statuja kolosale e ambasadorit të dikurshëm të Misionit Verifikues në Kosovë gjatë vitit 1999 qëndron krenare. Shumë banorë të rrethinës i vizitojnë çdo ditë varret e të masakruarve të tyre. Për historinë e këtij njeriu që i mbijetoj plumbave, lexoni ekskluzivisht në numrin e ri të revistes “Kosovarja”.
Rrallë e përmallë
Disa politikanë tanë ende jetojnë me fanatizëm!
Kur sot, pas gati pesë dekadash, shoh se si jeton ende fanatizmi, nuk befasohem me të kaluarën. Fanatikë ka edhe koha jonë. Agim Veliu i LDK-së është zemëruar në Vjosa Osmanin e partisë së tij, pse kanë folur me Albin Kurtin në parlament! Madje, pse janë regjistruar po në të njëjtën ditë me Kurtin! Një vështrim i gjërë, interesant, vetëm në këtë numër special të revistes suaj, “Kosovarja”.
Albin Kurti kujtoi shokun e tij të burgut
U përballoi torturave, e shkoi e u mbytë në lumin “Tisa”!
Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes “Vetëvendosje”, teksa e kujton jetën e tij në burg, pat thënë se gjatë qëndrimit të tij në burgun e Pozharevcit, me të ndodhej edhe Rrahim Mirena, i cili e kishte përjetuar edhe masakrën e Dubravës, por jo edhe jetën e vështirë pas lufte, meqë duke synuar një jetë më të mirë mbytet me familje, duke kaluar lumin “Tisa” në Serbi! Për detaje, lexoni në “Kosovare”.
Adriana Matoshi – kameleoni i botës së filmit
Është aktore universale, mund të luajë çka do me një profesionalizëm të paparë. Adriana Matoshi ka shkëlqyer në filmin “Zana” dhe në të gjitha projektet, në të cilat ka marrë pjesë gjatë vitit. Ajo po shndërrohet në ikonë të kinematografisë kosovare.
Me Adrianën flasim hapur për të gjitha, në numrin festiv të revistes “Kosovarja”.
Simoneta Bajrami ngriti “Perandorinë e bukurisë” në Kosovë
Lëkurë që shkëlqen, të pastër e të shëndetshme, rini që zgjat, pamje që lë pa fjalë. Kjo është lista e ëndrrave të secilës femër. Kjo ëndërr realizohet sa hapë e mbyllë sytë nga specialistja e mjekësisë estetike të avancuar, Simoneta Bajrami. Për njëren nga femra e sukseshme të këtij viti, lexoni gjërësisht në “Kosovaren” festive.
Edi Furra, këngëtari më i kërkuar i vitit
Edi Furra është këngëtari që e ka vulosur suksesin në skenën e muzikës me talent, cilësi, punë dhe përkushtim.
Edi është në skenë që moti dhe sukseset i janë shtuar përditë e më shumë. Ai ka hyrë bindshëm në listën e ngushtë të këngëtarëve më të angazhuar. Vit pas viti ai u gëzohet të arriturave në muzikë e familje…Intervisten me Edi Furren, e lexoni në këtë numër të “Kosovares”.
Mirdita Thaçi nga “mirifrommybaguette” zbulon recetën fantastike të tortës së Vitit të Ri
Quhet Mirdita Thaçi dhe është pastiçierja më e famshme shqiptare. Tortat e saj janë unike, të jashtëzakonshme në përmbajtje, shije dhe paraqitje. Që edhe ju në shtëpitë tuaja ta përgatisni tortën më speciale, receten e gjeni në numrin festiv të “Kosovares”.