Vullneti i madh për tu solidarizuar me popullin shqiptar pas tërmetit shkatërrues është i jashtëzakonshëm.

Aktivitete humanitare janë duke u organizuar nga të gjitha anët për t’iu dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

E, shumë të tjerë kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për familjet e pastrehë.

Kosovarët janë mobilizuar maksimalisht për të bërë gjtithçka që sado pak të zbehin dhimbjen që shkaktoi ky termet.

Një rast që preku zemrat dhe mbushi sytë me lot, është ai i djaloshit, i cili megjithëse ka dy prindërit e verbër dhe punon për buken e gojës, ndanë një shumë për qytetarët e Shqipërisë.

Ai për “Kosovarën” thotë se ka ardhur nga Dragashi ekskluzivisht për të dhënë ndihmën e tij të cilën e bën në shenjë mirënjohjeje për qytetarët shqiptarë që iu gjenden në kohë lufte.

“Për hater të prindërve du me nda një ndihmë për vllaznit e motrat nga Shqipëria. Na kanë ndihmu në kohë luftu po du me ju ndihmu edhe atyre”, tha ai për “Kosovaren”./Kosovarja/

Publiée par Revista Kosovarja sur Mercredi 27 novembre 2019

MUND TË JU PËLQEJNË