Të paktën 91 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani në Indonezi, si pasojë e tërmetit 7 ballë të rënë një ditë më parë.

Autoritetet indoneziane lëshuan fillimisht edhe një alarm për Tsunami, por që më pas e tërhoqën. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 2 km larg Loloan, më perëndim të ishullit, në një thellësi prej 10.5 km.

Lëkundjet e tokës vijnë pas një tërmeti tjetër që goditi ishullin e arqipelagut indonezian, një javë më parë e që i mori jetën 16 personave. Fillimisht u lëshua një apel që i kërkonte popullatës të qëndronte në vende të ngritura, për t’i shpëtuar ndonjë vale të mundshme anormale. Por, më pas, alarmi për Tsunami u tërhoq.

Indonezia është e ekspozuar ndaj tërmeteve pasi ndodhet në unazën e zjarrit, linjën që përshkon të gjithë oqeanin paqësor, ku përllogaritet se ndodhin 90 përqind të tërmeteve të botës. Po në këtë linjë ndodhet edhe më shumë se gjysma e vullkaneve aktivë të botës. Lombak është një destinacion popullor për turistët për shkak të plazheve të tij por edhe trajektoreve malore, transmeton tch.

Tërmeti është ndjerë për disa sekonda edhe në bali, ku njerëzit dolën nga ndërtesat. Tërmeti i javës së kaluar bëri që më shumë se 500 alpinistë në një mal në Lombok të mbeteshin të bllokuar dhe u desh një operacion i madh për ti shpëtuar ata.

MUND TË JU PËLQEJNË