Situata e shkaktuar në vend si rrjedhojë e virusit Corona dhe izolimit, qytetarëve pritet t’iu kushtojë edhe më ndryshime psikologjike e psikike .

Psikologët thonë se kosovarët tashmë po përballen me çrregullime në aspektin psikologjik për shkak të ndërprerjes së jetës dinamike me të cilën shumica janë mësuar.

Krasniqi Hoti thotë se duhet filluar me ridefinimin e konceptit të distancimit social, pra të pajtohemi me idenë për krijimin e distancës.

Mes tjerash ajo sugjeron edhe krijimin e grupeve profesioniste që ofrojnë ndihmë për qytetarët.

E pikërisht një formë të tillë të ndihmës e ka zgjedhur psikoterapistja Nexhmie Beshiri. Ajo po ofron seanca falas.

Beshiri, jep këshilla se si duhet të ballafaqohet situata e tanishme pa kaluar nëpër gjendje të vështira psikike.

Po ashtu profesionistët e shëndetit mendor kërkojnë që të shihet aspekti pozitiv i qëndrimit në shtëpi, duke ndarë kohën me njerëzit e afërt.

Linkun e gjeni këtu:

MUND TË JU PËLQEJNË