Koronavirusi i ka penguar njerëzit që ti thonë lamtumirë të dashurve të tyre në ditët e fundit të jetës. Spitalet në të gjithë botën kanë ndaluar vizitorët më qëllim që të mos përhapet infeksioni.

Një djalë nga Britania nuk i mbajti dot emocionet dhe shpërtheu në lot teksa tregonte se humbi nënën prej koronavirusit.

Tracy, nëna e Stuart Hamlin shkoi në spital të hënën pasi kishte simptoma të sëmundjes. Katër ditë më vonë, ajo ndërroi jetë dhe asnjë person i familjes nuk arriti ta shihte për herë të fundit.

Disa orë pasi ndërroi jetë, Stuart publikoi një video në Facebook ku tregonte se sa keq ndihej për humbjen e saj.

‘Të hënën, nëna ime shkoi në spital. Dukej sikur ishte korona. Dhe ishte e hënë. Sot është e enjte dhe ajo ka ikur’, tha ai.

Ishte e pamundur që të përballonte dhimbjen dhe shpërtheu në lot duke i paralajmëruar të gjithë se nuk është lojë, prandaj duhet të qëndrojnë në shtëpi./a.m/noa.al

Për reagimin e plotë, shikoni videon më poshtë.

{“videoid”:”1585335250573″,”type”:50,”ratio”:0.75}

MUND TË JU PËLQEJNË