fbpx

A mund të dallojnë qentë personat e prekur nga koronavirusi?

nga Revista Kosovarja

Shkencëtarët nëpër botë janë bërë bashkë për të zbuluar sa më shpejt një vaksinë ose një kurë për koronavirusin. Po ashtu po punohet me shpejtësi për të mundësuar që testimet të jenë sa më të shpejta.

Ndoshta miku më i mirë i njeriut mund të ndihmojë në këtë aspekt. Në Britani, shkencëtarët kanë nisur punën për të parë nëse qentë mund të nuhasin koronavirusin.

Kërkimet e mëparshme kanë zbuluar se qentë mund të nuhasin malarien, kështu që ekspertët më të mirë britanikë po punojnë për të parë nëse kjo funksionon edhe për Covid-19.

Nëse kjo vërtetohet, qentë mund të përdoren për të kontrolluar këdo, përfshirë ata që nuk kanë simptoma.

“Kjo do të ishte e shpejtë, efektive dhe gjithashtu burimet e kufizuara të testimit të NHS mund të përdoren vetëm atje ku ato janë të nevojshme,” tha Dr Guest.

Qentë mund të jenë gati në gjashtë javë për të ndihmuar në sigurimin e një “diagnoze të shpejtë, jo-invasive”, tha ajo.

Ata mund të kuptojnë gjithashtu nëse dikush ka ethe.

Prof Steve Lindsay, nga Departamenti i Bioshkencave të Universitetit Durham, tha që qentë e zbulimit mund të përdoren në aeroporte për të identifikuar me shpejtësi personat që mbartin virusin.

“Kjo do të ndihmojë në parandalimin e rishfaqjes së sëmundjes pasi ta kemi sjellë nën kontroll pandeminë e tanishme,” tha ai.


Të ngjashme

Leave a Comment

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]