Të gjithë e njohin master-chiefen e parë shqiptare që përgatit tortat më të shijshme dhe më madhështore. Në faqen e saj në Instagram, ajo prezanton punën e saj briliante.

Për revisten “Kosovarja”, Mirdita Thaçi nga @mirifrommybaguette sjell receten e Tortes së Pavarsisë.

Përbërsit për pandispanjen:

-120 g miell

-120 g sheqer

-4 vezë

Përbërsit për fillin:

-1 kg hopla

-300 g Couverture 65 perqin kakao

(Çokolladë e zezë
-300 g ( biskota Oreo të shtypura)

Përbërsit për Buttercreme :

-400 g gjalp – temperaturë dhome

-200 g vetëm të bardhën e vezës

Filli:

E shkrijm Couverturen me një enë mbi ujë të nxehtë.

E përgatisim (1 kg hopla në shllag)
Ndërkohë Oreot i shtypim ose coptojmë të vogla. Kur shkrihet çokollada e ftohim pak dhe ja hedhim shllagut, e përziejmë pa mixer, pastaj ja shtojmë Oreot dhe i përziejmë lehtë e më pas i fusim për tu ftohur.

Pandispanja:
Perzihen vezët me sheqerin për 5 Minuta me mikser. Ngadalë ja hedhim nga një lugë miell dhe i perziejm avash me dorë. Deri sa përzihet e gjith masa me miell, e shtrijmë në një formë katrore (tepsi), mbi letër gatimi, në menyr që të mos ngjitet. E fusim në furr për 5 – 7 minuta në 180 gradë. Pasi ta nxerrim nga furra e të ftohet mirë.

Tutje i prejmë numrat me masa të një kartoni (numrat apo formen e deshirës që keni) mbi pandispanjë dhe e presim formen.

E lyejmë pandispanjen me marmelad të pjeshkëë dhe e shtrijmë fillin mbi, kështu e përsërisim dy herë.

Pandispanje fill dhe nje pandispanjë në fund dhe i fusim për tu ngri një natë minimum për gjashtë orë.

Buttercreme:

E mbushim një enë të të me ujë të përvluar dhe qesim një enë sipër, aty hedhim sheqerin dhe të bardhat e vezës, e i përziejmë deri të shkrihet e gjithë masa. E fusim në mikser për 5 minuta. Pastaj, hedhim gjalpin në copëza të vogla një nga nje dhe e përziejmë me mixer deri të bëhet tamam krem.

E nxjerrim torten prej frigoriferit, e lyejmë një herë me Buttercreme dhe prap e fusim për 10 minuta të ngrihet.

Nderkohë fondatinen e përgatisim, e nxjerrim prej pakos dhe e ngjeshim, e bëjmë në formë te një topi dhe e mbështjellim që mos me mu forcu.

E nxjerrim torten për së dyti dhe e lyehmë edhe një herë me Buttercreme derisa të mbulohet e gjithë torta komplet, derisa nuk shihet më filli.

E shtrijmë fondatinën mbi pudërsheqer dhe ja hedhim tortës mbi, e shtrijmë fondatinën derisa të mbulohet e gjithë torta dhe e prejmë tepricen anash.

Shqiponjën dhe plisin i kam përgatitur një ditë para me fondant, për tu ngrirë forma, e të mos prishen mbi tortë.

Të gjitha dekorimet me fondant mund ti ngjitni me marmeladë të pjeshkës.

https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/502787720435624/

MUND TË JU PËLQEJNË