Arianna Huffington, që është autore greko amerikane, bashkë themeluese e The Huffington Post, ka thënë: “Një nga dhurata më të mëdha që mund të japim si prindër, është të mbështesim fëmijët tanë në ëndrrat e tyre, sido që të jenë ato.

Për mua, kjo do të thotë që çdo ditë të bëj më të mirën për të ndjekur shembullin e lënë nga nëna ime, e cila më ka rritur me besimin se nuk duhet të kisha frikë që të provoja ndonjë gjë. Dhe në të njëjtën kohë duke e bërë të qartë për mua se ajo do të më donte dhe nëse unë dështoja.”

Pra, ardhja e një fëmije në jetë është dhurata më e bukur, më e çmuar për secilin prind. Fëmija dhe rrita e tij është bekim, apo jo?

Por, në vendin tonë braktisja e fëmijëve ka shënuar ngritje gjatë vitit që e kemi lënë pas.
Punëtorët socialë thonë se ndër arsyet që i shtyjnë prindërit t’i braktisin fëmijët e tyre është gjendja e rëndë ekonomike në Kosovë. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, vetëm në gjashtë mujorin e parë të 2029-shit në vendin tonë janë braktisur 16 fëmijë të porsalindur.

Lutfi Bislimi, zyrtar për strehim familjar dhe kujdestari të fëmijëve pa kujdes prindëror në Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se në bazë të raporteve nga qendrat për pune sociale të komunave për periudhën janar-qershor 2019, janë evidentuar gjashtëmbëdhjetë fëmijë të braktisur, shkruan “Kosovarja”.

Siç kuptojmë, ka prindër që e deklarojnë braktisjen, por edhe të atillë që ikin pa paralajmërim.

Ndonëse në kushte anonimiteti, një 22 vjeçare, e cila para 7 muajsh e ka braktisur foshnjën, por që e viziton kohë oas kohe në qendren ku ndodhet, tha se dihet tmerrësist keq për veprimin dhe faktin që nuk mund ta ketë pranë fëmijën e saj.

L.S ka sjell në jëtë një fëmijë që erdhi nga një lidhje që ka dështuar. “Baba i vet nuk beson që është i tina. Mu ka tha semra që e kam lan, po me shpresen e e Zotit, besoj një ditë kam me u bashku me çiken tem. Nuk ka sen ma të rand e ma të vështirë. Familja jem as që e dijnë këtë punë, edhe pse një vëlla ka dyshu”, tha kjo nënë e re.

Ndërkohë, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se duke iu referuar listave të rregullta mujore për familjet potenciale adoptuese, ka interesim të madh për adoptim të fëmijëve të braktisur. Ndërsa sipas tyre, preferencë gjinore, ka për të dy gjinitë.

MUND TË JU PËLQEJNË