Quhet Mirdita Thaçi dhe është nga ato femrat e forta, të sukseshme, që ia kanë dalë të bëjnë përpara, ta tregojnë forcën e femres, e kjo falë dëshirës, vullnetit dhe ambicies për punë.

Që në fëmijëri jeton në Zvicër, por rahovecasja me emrin e bukur nuk i ka harruar rrënjët e saj, madje thotë se është shumë krenare që është shqiptare.

U shkollua dhe aftësua ai udhëheqëse/specialiste e marketeve dhe shpejtë arriti postet më të larta në këtë sektor. Pas 13 vitesh, vajza që nuk i druhej punës, që gjithmonë bënte hapa të mëdhenj në jetën e saj, hapi një firmë bashkë me një zvicëran që u quajt “My Baguette”, ku shisnin tortat dhe ushqimet më të shijshme.

Tani, Mirdita, po hap biznesin e saj të quajtur “Mirifrommybaguette”. Ndërkohë, ajo është mjaftë aktive në blogun e saj në Instagram, ku tregon punën e saj, jetën private dhe shumë nga ato që bënë në përditshmëri. Ajo, tregon tortat e mrekullueshme dhe të pa krahasueshme që i bënë përditë për një klientelë të gjërë. Ajo, është master chief i tortave ekskluzive.

Mirdita Thaçi, përmes postimeve shprehet se është shumë patriote dhe se “vdes” për vendlindjen dhe muzikën shqipe. Tortën më të mrekullueshme e ka bërë me rastin e Pavarësisë së Kosovës, që ishte tortë gjigande për 60 persona. Torta madhështore e Mirdites u shprenda gjithëandej, madhe edhe nga emra si Noizy, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, etj.

Sukseset vazhdojnë…/Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË