Po jetojmë në kohën e koronavirusit. Ardhja e këtij virusi në vendin tonë, ka ngjallur panik dhe ka çrregulluar ritmin e zakonshëm të jetës në vend, shkruan “Kosovarja”.

Qytetarët po luten që të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që ti ulin gjasat e infektimit me Covid 19, virusin e ri dhe relativisht të panjohur për mjekësinë.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është më e qetë se kurrë, me shumë pak njerëz që qarkullojnë dhe me qarkullim veturash ndjeshëm më të vogël, shkruan “Kosovarja”.

Aq qetë dhe sigurt është në rrugë, sa sot një veturë luksoze në Breg të Diellit, pronari e kishte lënë të hapur.

Vetura e veçantë, e pa parë shpesh në vendin tonë, zgjonte kureshtjen e atyre pak qytetarëve që kalonin andej pari, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË