Afërdita Demaku e këndon këngën e mirëfilltë shqipe me shumë zemër.

Nga tërë krijimtaria e saj, ajo lirisht mund te konsiderohet këngëtare e muzikës folklorike, e muzikës patriotike, muzikës popullore dhe muzikës popullore moderne, shkruan “Kosovarja”.

A e dinit që këngëtarja e shumë hiteve ka lindur në Drenicë?

Afërdita Demaku lindi në Abri të Epërme të Drenicës. Në skenë është paraqitur që prej viteve të 90-ta si fëmijë i talentuar dhe është shpërblyer me vendin e parë, kudo ku morri pjesë nëpër festivale kënge të filloristëve, por edhe si anëtare e SHKA “Xhemal Abria”.

Ndonëse Afërdita prej vitesh jeton në Prishtinë, në vendlindjen e saj në Abri, ruajnë respektin më të madh për të.

Të gjithë, flasin mirë për këngëtaren e famshme, e cila mbetet aktive dhe mjaftë e pëlqyer, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË