Aktori i njohur amerikan Tom Hanks dhe bashkeshortja e tij Rita Wilson kanë dalë nga spitali në Australi pasi u kuruan për koronavirus. Ata ishin në Gold Coast ku Hanks po punonte per një film mbi jetën e Elvis Presley kur u diagnostikuan me koronavirus pasi kishin patur kontakt me një person te infektuar.

Aty kanë vendosur të izolohen për dy javë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori tregoi se çfarë shenjash përjetoi:

“Unë dhe Rita ndodhemi këtu në Australi. Ndiheshim pak të lodhur, sikur kishim ftohje dhe dhimbje trupi. Rita përjetoi të dridhura. Patëm dhe pak ethe. Për ti bërë gjërat siç duhet, dhe siç është nevojshme për gjithë botën tani, vendosëm të testoheshim dhe rezultuam pozitivë. Po tani çfarë duhet të bëjmë? Zyrtarët shëndetësorë duhet të ndjekin protokollet. Ne jemi vetëizoluar për shëndetin tonë dhe sigurinë publike. Do ju mbajnë të azhornuar. Kujdesuni për veten, nga Hanx.”,-shkroi ai ditë me parë.

Aktori dhe bashkëshortja e tij u vetëkarantinuan në shtëpinë e tyre të marrë me qera gjatë gjithë këtyre ditëve dhe duket se ja kanë dalë ta mposhtin virusin.Ditën e djeshme ata janë rikthyer në Los Angeles tashmë të shëruar! Dyshja ka arritur ta mposhti virusin dhe te rikthehet në shtëpi

MUND TË JU PËLQEJNË