Tom Hanks ka ndarë një fotografi nga izolimi në karantinë ku po qëndron pas infektimit me koronavirus dhe ka falënderuar popullin e Australisë për të gjithë ndihmën e tyre.

Aktori i Holliwood-it dhe gruaja e tij Rita Wilson dolën pozitivë në të testin e koronavirusit pas një udhëtimi dhe ata tani janë izoluar për 14 ditë.Hanks dje ka bërë të ditur për fansat e tij për sëmundjen që kishte marrë, ndërsa sot tregoi edhe për gjendjen e tyre.

“Përshëndetje njerëz. Rita Wilson dhe unë dua t’i falënderojmë të gjithë këtu në Doën Under që po kujdesen aq mirë për ne. Ne kemi Covid-19 dhe jemi në izolim, kështu që nuk e përhapim atë tek askush tjetër”, ka shkruar ndër të tjera Hanks.

MUND TË JU PËLQEJNË