Një zë që kërkohet me ëndje është edhe Afërdita Demaku.

Këngëtarja ka vite që është prezente në skenën muzikore, kështu ka arrit të krijoj një karrierë të atillë që të mbahet mend e të mos harrohet, shkruan “Kosovarja”.

Ajo kohë pas kohe sigurohet që të sjellë këngë të bukura të cilat nuk vonojnë dhe i kthehen në hite.

Afërdita po ashtu është edhe mjaft e komentuar edhe sa i përket pamjes së jashtme.

Ajo shfaqet çdo herë elegante dhe moderne, pavarësisht se ka mbushur të 40-at.

Këngëtarja Demaku kujdeset edhe për pjesën paraskenike. Asaj në çantë nuk i mungojnë gjërat elementare sa të mos dalë në skenë pa u rishikuar e rirregulluar./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË