Këngëtarja e mirënjohur e muzikës shqipe Afërdita Demaku është ndër artistët që kontriboi me vite për atëdhen, përmes fjalës e këngës.

Ajo ishte pranë bashkëvendësve edhe atëherë kur kënga ishte e ndaluar dhe konsiderohej e rrezikshme, shkruan “Kosovarja”.

Veç këngëve për vendin, ajo në vazhdimësi ka sjellur për publikun projekte për shoqërinë, familjen, dashurinë, etj.

Këngëtarja nuk po ndalet as në ditët e sotme, e duket sikur i është shtuar energjia, vullneti për tu paraqitur sa më mirë para publikut.

Këngët e saj po arrijnë numër rekord të shikueshmërisë, e kjo po bën që ajo të mos ndalet me punë e projekte të reja.

Veç kësaj, Afërdita është ndër këngëtaret më të kërkuara për dasma e ahengje familjare.

Atmosfera që e e krijon ajo është e veçantë dhe e jashtëzakonshme, këtë e ka dëshmuar tash e sa vite.

Së fundi ajo ka publikuar disa sekuenca ku ka kënduar në një dasmë dhe atmosferën që e ka krijuar atje.

Mes burrash, Afërdita këndon ‘sofrën’ e cila është bërë traditë të realizohet në dasmat shqiptare.

Me zërin ë mrekullueshëm këngëtarja mahnitë dasmorët që i janë mbledhur rreth.
“Sofra eshte be tradit gjithe andej ku jetojn”, ka shkruar ajo krahas videos./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË