Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit për shkak të marrëdhënies së tyre sentimentale.

Rudina ka treguar se ndihet shumë e lumtur dhe e dashuruar me partnerin e saj. Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e djeshme, teksa Marku e ka surprizuar me një tufë me lule.

Rudina ka publikuar një video ku Marku i afrohet dhe i dhuron një buqetë me lule asaj dhe disa grave të tjera të pranishme, duke i uruar 8 Marsin.

“Faleminderit o jeta ime”- dëgjohet t’i thotë Rudina. Ajo ka ndarë edhe një foto ku shfaqet e mbështetur pranë Markut. “Ti më bën të ndihem si një zonjë e vërtetë” -shkruan moderatorja.

MUND TË JU PËLQEJNË