Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina”.

Ajo ka zbuluar shumë detaje nga jeta personale duke folur për herë të parë për lidhjen e saj me Mark Frrokun, që nga njohja e deri te planet për martesë.

Po ashtu ajo ka folur dhe për ish-bashkëshortin, Aleksin, për të cilin shprehet se është baba i mrekullueshëm dhe që do ia dojë gjithmonë të mirën. Pas ndarjes dyshja mbetën miq dhe në këtë ka ndikuar kryesisht e vogla e tyre, Viktoria.

“Ka një baba të mrekullueshëm, për mua do jetë gjithmonë babai i Viktorias dhe do i dua gjithmonë të mirën, siç e ndjej që e do dhe ai të mirën time. Jemi goxha miq”. është shprehur moderatorja.

Rudina ka zbuluar dhe arsyen e ndarjes nga ish partneri, duke treguar se ndaluan së funksionuari si cift dhe më pas të dy vendosën t’i jepnin fund martesës, gjithmonë duke ruajtur raporte të mira.

MUND TË JU PËLQEJNË