Përshëndetje, zonja magjistare! Jam një grua që jetoj jashtë Kosovës. Jam nënë e një fëmije. Jam në jetën bashkëshortore qe gjashtë vjet.

Dua ta kem edhe një fëmijë, por burri nuk do më. Kur e pyes se pse nuk do më fëmijë, nuk ka përgjigje! Por, mendon se shkaku i gjendjes ekonomike në familje, nuk ka mundësi të kemi më shumë fëmijë.

Unë, megjithatë, kam filluar të kem frikë se një ditë do të ndahet prej meje. Kur kemi qenë të fejuar, mua një grua që qet fall më ka thënë se nuk keni të ardhme bashkë…

Dua të di: A është parashikimi mjet i saktë që tregon diçka? A mund të besohet për diçka që nuk e shohim aty për aty?

Jam e brengosur shumë, sepse po i shoh disa shenja që tregojnë se diçka nuk është në rregull mes nesh.

(Të lutem, mos i shëno emrat, vetëm përgjigjen e pres…)

Shifra: M.

Përgjigje:
Parashikimi është mjet i njerëzve që shohin përtej asaj që shohin shumica e njerëzve të zakonshëm. Apo, siç thotë populli – që shohin pas kodrës.

Ata që shohin në distancë kohore të gjatë, njihen me emrin profet, apo largpamës.

Historia e parashikimit thotë se kjo dukuri, për të parën herë, është përdorur në luftërat e Kinës.

Parashikimi ishte përdorur si mjet për të fituar luftërat sundimtarët dhe mbretërit. Këta të fundit përdornin njerëzit largpamës për të dhënë shpjegime para çdo beteje.

Parashikuesit ofronin informacione se çka do të ndodhë në betejë dhe çka duhej të ndërmerrte sundimtari që ta fitonte luftën kundër armiqve…

Parashikuesit kanë bartur barrën kryesore në proceset jetike të sundimtarëve, andaj e kanë pasur vendin kryesor në stafin mbretëror dhe pa pjesëmarrjen e tyre nuk ka ndodhur asgjë e madhe.

Hipotezat e shumta shkojnë deri atje sa pohojnë me bindje të plotë se parashikuesit komunikojnë me Zotin e madhërishëm.

Profeti Muhamed a. s., ka folur me Allahun dhe i ka bartur në Kuran fjalët e tij që tregojnë të ardhmen e njerëzimit deri në ditën e kiametit apo deri në ditën e fundit të kiametit.

Shumë pikëpamje të asaj profecie sot i parashikon shkenca, madje edhe shkenca mbi universin.

Prandaj, me bindje them se parashikimet janë të besueshme.

MUND TË JU PËLQEJNË