Zonjë e bekuar, jemi prindër nga Hasi. Kemi probleme me djalë. Një kohë të gjatë trembej natën.

Thoshte se e shtrëngon një gjarpër! I duket sikur i vjen nga tavani… Gjatë asaj kohe nuk mund të gjejë fuqi të lirohet. Pas disa minutash zgjohej duke bërtitur… E shihnim të djersitur, sikur të ishte futur në ujë…

Kemi fjetur me të shumë net dhe ndonjëherë nuk i ndodhte të trembej e ndonjëherë po.

Herën e fundit që iu paraqit ai shtrëngim, e ka humbur të folurit. Vetëm pak fjalë mundet me i folur.

Kemi dëgjuar se ke pasur raste të tilla. Të lutemi, qysh mund të kontaktojmë për të folur direkt për këtë problem, në mënyrë që djalit t’i kthehet e folmja, sepse jemi në hall të madh?
“Nëna e shqetësuar”

Përgjigje:
Ju keni një shtëpi dykatëshe, me sa shoh unë. Plafoni është i modelit të vjetër, me dërrasa dhe trarë. Duken bukur, por, në fakt, nga ana e higjienës dhe sigurisë nuk janë aq të lavdëruara…

Tash jemi para dy momenteve që i shoh unë dhe njëra prej tyre është reale.

Ajo shtëpi e vjetër, ka mundësi reale të ketë gjarpërinj. Struktura e shtëpisë është me gurë dhe baltë, pra me material të preferuar për shtim të zvarranikëve.

Andaj, duhet një shikim profesional nga inxhinieri. Së pari, të shihet nëse nga ai plafon tavani mund të zbret diçka nga lart, që, me të vërtetë, ta ketë shtrënguar djalin.

Dhe, një kontroll kardiologjik, te mjeku adekuat, nëse djali ka probleme me zemër, sepse ka mundësi të ketë shtrëngim, e që mund t’i përfytyrojë diçka e ngjashme, por që ka qenë joreale.

Megjithatë, është një problem, sepse djali e ka humbur të folmen në një masë të madhe!

Pra, kemi të bëjmë me një problem që është njëri prej dy varianteve që i përmenda.

Unë shoh se djalit do t’i rikthehet të folurit verën e që vjen. E, ju duhet të kaloni një vend tjetër për banim, derisa ta rrënoni atë objekt dhe ta rindërtoni.

Shoh se në atë shtëpi, vërtet, ka gjarpërinj, që në traditën shqiptare i quajmë “gjarpërinj të shtëpisë”. Janë me ngjyrë të zezë. Mirëpo, gjarpri është gjarpër dhe nuk është mirë të jetohet me ta…

MUND TË JU PËLQEJNË