Përshëndetje zonja magjistare, jam 31-vjeçare, ende zonjushë nga statuti personal. Punët në shtëpi nuk na ecin mirë. Kam shumë oferta, por nuk kam vendosur akoma, sepse nuk di kujt t’i besoj.

Në anën tjetër, një pagë që e kemi në familje nuk po na mjafton të ecim sa duhet përpara, ashtu që punët tona janë në ngatërrim e sipër.

Si do të jetë ardhmëria jonë familjare dhe a do të kenë fatin të dalin vëllezërit jashtë, për ta stabilizuar sado pak pasurinë dhe jetën tonë?

“Kërkoj fat”

Përgjigje:
Ti je në moshën e duhur për martesë. Nuk duhet ta lidhësh fatin me problemet e familjes, sepse edhe po s’u martove, problemet e familjes nuk do të zgjidhen.

Edhe po të shkojnë vëllezërit jashtë, sërish problemet do të ekzistojnë. Nëse ti e gjen fatin, familja do ta ketë më pak një problem që tani i rëndon. Mjafton që familja është e preokupuar me ty dhe ti je vetë një problem për familje.

Sa u përket vëllezërve, ata nuk duhet të presin që të fitojnë vetëm jashtë, sepse edhe këtu ka punë, apo, së pakut, derisa të kenë fatin të dalin jashtë, këtu duhet të vihen në shërbim të shtëpisë dhe familjes. Populli thotë: “Uji që ecë pihet!”.

MUND TË JU PËLQEJNË