E nderuara magjistare, jam 40-vjeçare, jetoj në Gjermani. Nuk kam fat në dashuri, e as në punë. Sa herë që konkurroj ndokund, më kthejnë përgjigje negative!

Po njoftohem edhe me meshkuj, por ata po largohen dhe po ikin prej meje! U njoha me dikë që ishte prishur me gruan. Tre muaj qemë në kontakt, por më nuk po më lajmërohet.

Isha në lidhje edhe me një tjetër, që e ka foton time dhe jemi pëlqyer ndërmjet veti, por as ky nuk po më lajmërohet më!

Kam edhe një tjetër lidhje, por kërkon foto të ndyta e unë nuk mund t’i ofrojë gjëra të tilla.

Të lutem, mos ma shëno emrin se po u shkruaj pa dijen e familjes…
Shifra: “Tinëz”

Përgjigje:
Duhet të posedosh kritere kur njihesh me meshkuj për qëllime martese. Je në moshë të mirë, por kjo shpejt mund të jetë e skaduar për qëllime fati.

Prandaj, nuk të preferoj të njihesh me të tillë, që nuk i njeh apo t’u ofrosh fotografitë tua apo gjëra që ata mund t’i përdorin kundër teje.

Në rastin e personit që ke shkuar se është prishur me gruan, ai, në fakt, të ka gënjyer!

Edhe në rastet e tjera, në mënyrë të paverifikuar, ke hyrë në lidhje të gabuara me ata që kanë familje.

Dhe, duke nxituar të arrish diku, ti po gabon edhe më rëndë, duke menduar se e ke këtë moshë dhe duhesh me çdo kusht të martohesh.

Andaj, derisa nxiton, e bën gabimin më të rëndë. Mos krijo asgjë me askënd pa u njohur mirë dhe pa e ditur saktë gjendjen e tij familjare!

MUND TË JU PËLQEJNË