Lyrical Son është një nga reperët më të suksesshmit e hip hop artistëve në Kosovë.

Emri i vërtetë i tij është Festim Arifi, por që të gjithë e njohin më nofkën që ia ka vënë vetës, shkruan “Kosovarja”.

Reperi krahas karrierës ka krijuar familje dhe ndihet tejet i lumtur me bashkëshortën Gresën dhe dy vajzat e tyre.

Ata për vite e kanë dëshmuar dashurinë dhe respektin ndaj njëri tjetrit, ku përveç si bashkëshort janë edhe prindër të kujdeshëm dhe të përkushtuar ndaj vajzave.

Çifti jo rrallë publikojnë imazhe të bukura nga aktivitetet familjare, të cilat pasqyrojnë lumturinë dhe harmoninë që kanë në familje.

Një imazh tejet i këndshëm reflekton dashurinë e madhe të prindit për fëmijët e tij.

Këtu Lyrical Son përveç që i qesh fytyra, edhe zemra ndjenë këtë begati të Zotit në krahët e tij./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË