Përshëndetje zonja magjistare.

Jam një nënë 57 vjeçare. Jetoj në Kosovë. Kam pesë fëmijë të rritur dhe jam gjyshe. Jam shumë e shqetësuar për këtë sëmundje që e ka kapluar botën dhe po e kaplon dhe njerëzimin.

Shumë shpesh kam lexuar komentet tua për shumë probleme dhe sëmundje, andaj, duam të dimë prej teje se, sa ka rrezik vendi ynë për përhapjen e këtij virusi dhe sa do të zgjasë tek ne ky problem pandemik? “E brengosura”

Përgjigje:
17 prilli, dita kur do gëzohemi për fitoren!

Shqetësimi ynë për këtë problem është i arsyeshëm, sepse tashmë virusin “Covid-19” e kemi në mesin tonë dhe shqetësimi është normal.

Ashtu sikur në tërë botën, edhe tek ne ka mobilizim shtetëror, i cili konform situatës do të plotësohet me reagimin njerëzor.

Në Kosovë e kishim gjendjen e mirë në popullatën tonë, sepse ky virus nuk ishte nga mjedisi ynë, por ky u importua kryesisht nga Italia dhe Britania e Madhe.

Janë 19 raste me infeksion deri në këtë moment kur po i përgjigjemi pyetjes suaj dhe shpresa janë në anën tonë.

Koha me diell që është në prag, është shëruesi më i mirë i saj, sepse rrezet e diellit e neutralizojnë virusin.

Unë parashikoj që deri më datën 17 prill, ta kemi gjendjen normale nga koronavirusi dhe jeta të kthehet në normalitet.

Për këtë, normal duhet të funksionojnë rregullat e caktuara që shteti të mos lejojë të futen të infektuarit nga shtetet tjera në Kosovë.

MUND TË JU PËLQEJNË