Revista e famshme “Billboard” i ka kushtuar një artikull të vaçant suksesit të këngëtareve shqiptare që po bëjnë bujë të madhe në botë: Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Lajmi në revistë nis me një shkrim të Bebe Rexhës:

“Bebe publikoi një foto të saj dhe Dua Lipa me përshkrimin: Dy vajza shqiptare të nominuara për dy Grammy.

Për të gjitha vajzat shqiptare dhe të gjitha vajzat anembanë botës, çdo gjë është e mundur, kështu që ndiqni ëndrrat tuaja”.

Ndërsa një tjetër postim i Bebes në “Twitter”:

“Më 8 janar të talentuar kur shkroi se donte një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max”.

“Të katërta artiste kanë prindër shqiptarë, megjithëse kanë lindur në shtete të tjera”, shkruhet në revistë.

Më tej, “Billboard” citon deklarata të këngëtareve në lidhje me talentin dhe origjinën e tyre.

“Mamaja ime gjithmonë më thoshte ne jemi kështu si jemi, sepse jemi shqiptarë. Ne jemi pak të çmendur por kurrë nuk heqim dorë. Është në gjakun tonë”, shprehet Ava Max.

MUND TË JU PËLQEJNË