Përshëndetje e nderuara dhe respektuara magjistare, ta kemi lakmi që u ndihmon njerëzve dhe ua thua të vërtetën.

Kemi menduar se jemi familje pa probleme, por edhe te ne dolën ca të tilla. Shohim se ti i ruan diskrecionet dhe se i boton vetëm inicialet, prandaj po të shkruajmë për një problem:

Jemi një familje: nëna, vëllezërit dhe ne, motrat. Kemi kërkuar ndihmë në familje, por askush nuk na përfillë…

Jemi vajza të pafejuara dhe kemi nevojë të ndihmohemi që të rehatohemi. Vëllai që është qe 30 vjet jashtë nuk i bën respekt as nënës, e lëre më neve.

Të lutemi, na trego, çka po ndodhë në shtëpinë tonë dhe se a kemi magji apo jemi të lidhura?

“Vajzat me halle”

Përgjigje:
Para së gjithash, është problemi se në Kosovë ka ndodhur një ndryshim flagrant socio-psikologjik pas lufte.

Është etapë kohe prej 20 vjetësh, që ka shkaktuar “tërmet” sociologjik, që ka disa përafrime me parimet e shteteve të BE-së dhe ajo frymë tash është edhe te ne, në Kosovë.

Nëse fjalën e keni për fejesë, mos prisni t’u vjen në derë mesiti si dikur dhe të kërkojë t’u bëjë ofertë. Duhet familja të ketë mirëkuptimin ndaj jush që të angazhoheni vetë që ta gjeni fatin tuaj.

Normalisht, mirë do të ishte që edhe në rrethana familjare të gjeni fatin tuaj përmes miqve dhe shokëve, por kjo po ndodh më pak dhe në raste më të rralla.

Është e lejuar fetarisht dhe njerëzisht ta gjeni vetë fatin dhe të përgjigjeni ndaj vetvetes me atë që e siguroni.

Te ju zhgënjimi qëndron më shumë te vëllezërit që duket sikur ua kanë kthyer shpinën.

Një nënë, në rrethanat tuaja, nuk mund të pajtohet me gjendjen aktuale, ku vajzat i kanë kaluar të tridhjetat dhe qëndrojnë akoma në shtëpi, kur mund t’i kishin fëmijët në shkollë.

Ajo mendon dhe sheh shumë më larg se ju, e kjo është qasja e çdo nëne, e cila sa më afër që i shkon moshës së pleqërisë, aq më e padurueshme bëhet.

Shoh magji në shtëpinë tuaj. Ju e keni një tavan me një pullaz të lartë dhe kushdo që hipë le të kërkojë mbi trarin kryesor, kah perëndimi, një mbështjellje najloni të dyshimtë. Në të ka gjëra të magjive: thonj, flokë, gozhda dhe një fasulet me gjak.
Hidhni ato larg shtëpisë!

MUND TË JU PËLQEJNË