Aktorja Yllka Gashi njihet për publikun shqiptarë si aktore që ka luajtur në disa filma dhe seriale të ndryshme.

Yllka Gashi ka disa kohë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por herë pas here vjen në Kosovë edhe për projekte filmike, siq ka ndodhur së fundmi.

Ajo është paraqitur nga Prishtina, ku po merr pjesë në xhirimet e filmit me titull ‘Zgjoi’ që pritet të realizohet së shpejti.

Filmi pritet të trajtojë ngjarje të bazuara në personazhe të vërteta në Kosovën e pasluftës që me theks të veçantë të trajtojë pasojat e luftës. /Indeksonline/.

MUND TË JU PËLQEJNË