Kritika më e madhe që iu jepet sot artistëve në përgjithësi është përdorimi i tepërt i grimit, e photoshop-it duke transformuar kështu pamjen e tyre.

Në këtë mënyrë edhe publiku po zhgënjehet kur me apo pa qëllim po bëhen publike fotografi natyrale të tyre, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë nuk janë të gjithë të tillë, ka prej tyre që më shumë i shihim tek shfaqen original se sa me rregullime të tepruara.

Njëra ndër to është aktorja shumë e dashur për publikun Yllka Gashi.

Në llogarinë e saj në Instagram pothuajse në të gjitha fotot ajo shfaqet e thjeshtë dhe pa grim duke treguar bukurinë natyrale si dhuratë nga Zoti.

E përveç kësaj Yllka dallohet si një femër e hareshme duke reflektuar gjithmonë pozitivitet

Kujtojmë se aktorja është e martuar tash e disa vite me Albian Gagicën, me të cilin kanë edhe një vajzë me emrin Nina./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË