Kobe Bryant dhe vajza e tij 13 vjeçare Gianna, bashkë me 7 persona të tjerë humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter, mëngjesin e 26 janarit.

Sipas Los Angeles Time, babë e bijë u varrosën në një ceremoni private mortore në varrezat në afërsi të shtëpisë së familjes së tij në Orange County.

Varrimi i tyre është bërë në javën e kaluar (më 7 shkurt) në Parkun Memorial, Corona del Mar, ndërsa vetëm tani është bërë i ditur lajmi për mediat.

Kujtojmë që një shërbim përkujtimor është planifikuar për Bryant dhe vajzën e tij me 24 shkurt në Staples Center, që përkon edhe me numrat që ata kishin bartur në fanellë 2-24.

MUND TË JU PËLQEJNË