Mijëra fansa dhe dashamirë të ikonës së basketbollit Kobe Bryant kanë mirëpritur faktin se do të mbahet një ceremoni që feston jetën e Kobe Bryant bashkë me Gianna Bryant.

Ngjarja pritet të jetë tejet emocionuese si dhe kërkesat për të marrë pjesë në këtë memorial kanë qënë jashtëzakonisht të mëdha.

Mijëra njerëz aplikuan për bileta, më shumë se 88.000 kërkesa u bënë për vetëm 5 orët e para.

Derisa vendi ku pritet të mbahet është “Staples Center”, i cili mban vetëm 20.000 njerëz që pritet të jenë familja, miqtë dhe komuniteti i NBA-së.

Kishte përpjekje për transferimin e ngjarjes në “L.A Coloseum” i cili ka kapacitet prej 80.000 ulësesh, por u vendos që përfundimisht të mbahet në Staples. Në fund të fundit, ai është vendi ku Kobe luajti për 20 vjet dhe u bë figurë e dashur në Los Angeles dhe në mbarë botën.

MUND TË JU PËLQEJNË