Kobe Bryant është kujtuar mbrëmë në “Oscars 2020”.

Akademia e ka nderuar basketbollistin Kobe Bryant i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti me helikopter, shkruajnë mediat e huaja.

Ylli i NBA vdiq më 26 janar së bashku me vajzën e tij Gianna dhe disa persona të tjerë si pasojë e përplasjes së helikopterit.

Emri i tij është kujtuar në natën e ndarjes së çmimeve “Oscars 2020”.

Spike Lee për nder të Kobe kishte zgjedhur ta vishte një kostum i cili mbante numrin 24 . Kujtojmë se Kobe kishte fituar “Oscar” për filmin mbi jetën e tij dhe basketbollin.

“Dear Basketball” është një film i shkurtër i animuar amerikan i vitit 2017, ky film për skenarist dhe narrator kishte Kobe Bryant, ndërsa ishte drejtuar dhe animuar nga Glen Keane, me muzikë nga John Williams. Filmi bazohet në një letër që Kobe Bryant i shkruajti Tribune The Players më 29 nëntor 2015 duke njoftuar pensionimin e tij nga basketbolli.

https://youtu.be/EFWR4RKaMJ8

 

MUND TË JU PËLQEJNË