Reperi 50 Cent ka bërë një mesazh të fuqishëm pas vdekjes së legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.

Vdekja e Kobe Bryant është duke lënë gjurmë edhe në komunitetin e muzikës.

Pas vdekjes së legjendës së basketbollit, reperi 50 Cent ka paralajmëruar se nuk do të kacafytet më me askënd gjatë vitit 2020, raporton “CNN”, transmeton lajmi.net.

“Ndjej se më duhet t’i arkivoj ato që i kërkoj nga jeta pas kësaj”, shkroi 50 Cent në një postim në Instagram ku shihej së bashku me Bryant në ndeshjen mes Los Angeles Lakers dhe New York Knicks në NBA.

“Më duhet të përqendrohem, nuk do të kacafytem me askënd më dhe do të merrem në një mënyrë tjetër nëse ekziston një problem”, shtoi ai.

https://www.instagram.com/p/B71NzUQn_ss/?utm_source=ig_web_copy_link

MUND TË JU PËLQEJNË