Nëna e Kobe Bryant, Pamela u pa për herë të parë që kur humbi djalin e saj, 41 vjeç dhe mbesën e saj 13-vjeçare Gigi në një aksident me helikopter që mori shtatë jetë të tjera.

Pamela, 65 vjeç, nuk kishte dalë nga shtëpia e saj në Las Vegas që nga tragjedia që tronditi botën e sportit të dielën e kaluar derisa ajo u pa në mëngjesin e së premtes.

Ndërsa, babai i Kobe, 65-vjeçari Joe, i njohur si Jellybean, u pa jashtë shtëpisë së çiftit të hënën.

Në fillim të kësaj jave Daily Mail mësoi se jeta e Pamela dhe Joe u “përmbys” nga vdekja e djalit dhe mbesës së tyre.

Një fqin, tha se familja është shumë e mërzitur për të komentuar tragjedinë dhe po qëndrojnë shumë privat.

‘Ata thjesht janë shkatërruar, siç mund ta imagjinoni,’ tha fqinji, duke shtuar: ‘ashtë një moment privat, i tmerrshëm, duke humbur djalin dhe vajzën e tij, është thjesht e tmerrshme … jeta e tyre u kthye përmbys.’

Fqinji tha se Joe dhe Pamela janë ‘shumë afër’ me vajzat e tyre Sharia dhe Shaya që jetojnë në Las Vegas dhe familja është mbledhur së bashku, duke shtuar: “Është një kohë e ndjeshme, madje as nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalojnë. Ata janë njerëz të bukur, të sjellshëm, të mire”.

Kobe pati një raport të keq me prindërit e tij, që buronin nga mosmiratimi i marrëdhënies së tij me gruan e tij të ardhshme Vanessa, si dhe kohën kur ata u përpoqën të shesin në ankand memorandumet e shkollës së mesme dhe dy unaza kampionale të Lakers nga viti 2000, pa pëlqimin e tij në vitin 2013.

Ylli i NBA-së ngriti padi kundër shtëpisë së ankandit.

Në një intervistë në vitin 2016, Kobe tha se ai nuk u kishte folur atyre në tre vjet, duke thënë: “Raportet tona nuk janë aspak të mira. Unë iu them: ‘Do t’ua blej një shtëpi shumë të mirë’ dhe përgjigja është: ‘Pse nuk është e mirë kjo?’ Dhe pastaj mi shesin gjërat e mia”.

Kobe la pas gruan Vanessa, vajzat Natalia, 17 vjeç, Bianka, tre, shtatë muajshe Capri, dhe prindërit dhe motrat e tij Sharia dhe Shaya.

MUND TË JU PËLQEJNË