Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe Bryant, i ka bërë një dedikim emocionues burrit të saj, tashmë të ndjerë.

Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto me Kobe, duke i dedikuar atij disa fjalë.

“Për Shën Valentinin tim të përhershëm, të dua shumë. Më mungon kaq shumë në festën tënde të preferuar. Të dua përgjithmonë. Puthje për ty dhe për Gigin në parajsë. Gëzuar Shën Valentinin zemrat e mia”- shkruan Vanessa krahas fotos së shoqëruar me këngën “Tell him” të Lauryn Hill.

Më 26 janar legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, humbi jetën në një aksident me helikopter, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna dhe 7 persona të tjerë.

https://www.instagram.com/p/B8kAeW_AnYc/?utm_source=ig_web_copy_link

MUND TË JU PËLQEJNË