Dasma, kangjegje e ahengje të ndryshme familjare organizohen ndër shqiptar kryesisht në sezonën e verës.

Pak ka mbetur si traditë por ka edhe arsye të tjera siç janë pushimet e verës, kthimi i mërgimtarëve në vendlindjen e tyre, etj që këto ahengje organizohen pikërisht në këtë periudhë, shkruan Kosovarja”.

E secili rajon i ka ‘adetet’ e veta për mënyrën se si i organizon ato. Ndër traditat që vazhdon edhe sot të praktikohet është “Nata e kanës”, apo kanagjegji i vajzës para martesës.

Më herët këndimi i vajzës në këtë natë është bërë nga shoqet e saj po familjaret, kurse sot këtë punë po e bëjnë këngëtaret.

Ndër to është edhe këngëtarja e dashur për publikun Gili e cila gjatë ditës ka treguar se ishte pjesëmarrëse dhe kënduese në një kanagjegj.

Mes vajzave të veshura më të kuqe Gili pozon me fustan të bardhë e që këtë fotografi e përshkruan me këto fjalë: “Ngjitet kana, tradita vazhdon”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË