Reperi shqiptar Stresi ka vetëm pak javë që është liruar nga qelia.

Me të dalë reperi filloi të merrej me projektet e tij dhe mbrëmjet e koncertet në qytetet e ndryshme shqiptar.

Së fundmi, në Instagram ai ka publikuar dy video, ku shihet me shokët e tij në makinë, ndërsa në dorë mbanë një tufë me para.

Ndryshe, emri i Stresit këtë periudhë ka qenë mjaft i lakuar në mediat rozë e krejt kjo për ndarjen nga e fejuara e tij, Kejsi.

Të dy kanë fshirë të gjitha postimet që kanë pasur së bashku dhe ka një javë që nuk janë shfaqur pranë njëri-tjetrit. Mirëpo, deri tani asnjë deklaratë zyrtare nuk ka pasur nga asnjëra palë.

MUND TË JU PËLQEJNË