Në fillim të këtij muaji, Stresi bëri të ditur se gjërat mes tij dhe Keisit ishin rikthyer si dikur.

Çifti i kishte lënë mënjanë mëritë dhe ishin pajtuar me njëri-tjetrin, pas një kohe të gjatë të ndarë.

Reperi tregoi se ata kishin nisur bisedat e zgjatura me orë të tëra në telefon dhe Stresi nisi të mbështesë sërish Stresin në rrjete sociale për projektet e tij të reja.

Keisi vazhdon të qëndrojë në Kanada ndërsa Stresi në Shqipëri, megjithatë distanca mesa duket s’do të thotë asgjë për çiftin.

Ata ia kanë dalë të ndihen më afër se kurrë edhe në këto ditë izolimi, pasi janë gjatë gjithë kohës në kontakt me njëri-tjetrin.Madje, Keisi tregoi se dyshja po zhvillonte një lojë bilardoje online.

“Si kalojmë ditët në karantinë. Kush fitoi?”- shkruante Keisi, ndërsa në ekran dallohej qartë emri i saj dhe i Stresit.Duket se çifti e gjeti mënyrën për ta kaluar “së bashku” izolimin, pavarësisht distancës së madhe mes tyre.

MUND TË JU PËLQEJNË