Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një nga çiftet më të dashura nga publiku shqiptar.

Së fundmi nga dyshja kemi pasur plot surpriza, pasi na zbuluan ceremoninë sekrete të dasmës, por edhe lajmin e madh se një fëmijë I dytë do të vijë në jetë shumë shpejt.

Mirëpo, tani do duhet të fokusohemi fillimisht tek ajo që çifti e quan princeshën e tyre të vogël, vajzën Amelia.

Gjithmonë e kemi parë Amelinë me kurriz ose gjysëm trupin ose fytyrë por sot Miriami na prezanton me të. “E gjithë bota ime” – shkruan këngëtarja në përshkrimin e fotos.

Një princeshë e vogël që pozon si një modele e vërtetë. Ameli ka marrë nga të dy prindërit e saj dhe ngjan si një kukull e bukur.

MUND TË JU PËLQEJNË