Këngëtarja Gili është këngëtarja e parë shqiptare që ka bërë një duet me një të huaj.

Gili bashkë me grupin “Trio Rona” në vitin 1988 është paraqitur në festivalin “Akordet e Kosovës” me këngën “Djali nga Kina” e për të kënduar këtë këngë ajo kishte zgjedhur një këngëtar kinez, i cili asokohe ka studiuar gjuhën shqipe në Prishtinë.

Çdo ditë me të jam në Prishtinë, por mendja tij është larg në Kinë, është një pjesë e refrenit të kësaj kënge që ishte shndërruar në një hit të madh për ato vite.

Kënga ishte kënduar në gjuhën shqipe dhe kineze, ndërsa ishte shpallur fituese e festivalit të vitit 1988.

https://youtu.be/lPuyGlGNqAM?t=3

 

MUND TË JU PËLQEJNË