Krahas muzikës së mrekullueshme këngëtarja e njohur Gili shpesh është në fokus të mediave rozë për shkak të paraqitjeve të mrekullueshme.

Ajo është dalluar gjithmonë për elegancën dhe sharmin si nëpër evente të ndryshme ashtu edhe në përditshmëri, shkruan “Kosovarja”.

Kohëve të fundit është komentuar mjaft shumë për dukjen e saj pas humbjes së peshës. Ajo erdhi me një pamje mbresëlënëse duke ngritur shumë dilema: Si arriti të rinohej në këtë masë?

E duke e parë kështu, kësaj dileme i është shtuar edhe ajo tjetra se a u ka shpëtuar Gili operacioneve plastike, pikërisht në kohën kur të gjitha koleget e saj janë betonuar nga silikoni.

Pavarësisht, se po duket secilën herë e më e re, Gili vazhdon të jetë po e njëjta sikur se në fillimin e karrierë.

Domethënë një bukuri ‘bio’ e parezistueshme./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË