“Një ndër të rralla që mund të quhen edhe njeri edhe Artist”, kështu nis komenti i një fanse të zjarrtë që duket se ka shumë përzemër Gilin.

E nuk është vetëm një apo disa fansa që e duan dhe e pëlqejnë atë, këngëtarja numron mijëra ndjekës në Instagram që e përkrahin vazhdimisht duke e dëgjuar e komentuar, shkruan “Kosovarja”.

E vecantë në muzikë e në stil. Glamuroze shfaqet çdoherë në daljet para publikut, ku dallohet për stilin e fustaneve që zgjedh me shumë kujdes.

Më shumë se asnjë tjetër Gili di të jetë aq përrallore, ku bashkë me veshjen dhe buzëqeshjen e saj reflekton pozitivitet çdoherë.

Kurse fustani që sonte ka zgjedhur për ta veshur e bën të duket madhështore. Komente të shumta mori nga ndjekësit të cilët përveç që e komplimentuan për dukjen ndihen edhe falenderues që jetojnë në të njejtën kohë me të.
“Mburrem dhe jemi falenderues Zotit që jetojmë në kohën tënde GILI ❤️”, ka përfunduar komenti i një fansi./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË