Jeton Zogjani është aktor i njohur, që ka marrë pjesë në disa projekte të ndryshme, e që vitet e fundit është më aktual me rolin tashmë të njohur, atë të “Drenicakut”.

Aktori që është treguar përherë i sukseshëm në realizimin e roleve të ndryshme dhe që u bë I pëlqyer përmes serialit “Oh sa mirë”, shpesh jep mendime pikante në hapsirën e tij në “Facebook”.

Por, në një intervistë për revisten “Kosovarja”, atij i është kërkuar që të komentoj disa nga personazhet publik, ndër ta edhe Jakup Krasniqin.

Ja si e sheh Zogjani Jakup Krasniqin:

“I sinqert, veprimtar i çështjes guximtare, me të i kujtoj letërnjoftimet e Malishevës.“Like” e ka baci Kupë, sepse nuk lëshon pe në të drejtën e vet, e këtë e ka deshmuar edhe në kohën kur këndej pari lundronte regjimi gjenocidial. Është ushtari i parë i UÇK-së që e kam parë pa maskë. E kujtoje me ëndje atë moment”, ka thënë aktori për “Kosovaren”.

MUND TË JU PËLQEJNË