Të qenit person publik nuk është vetëm kënaqësi, por edhe përgjegjësi, rrisk i madh.

Këngëtarja Ryva Kajtazi thotë për “Kosovaren”: “Prej se kam vendosur të studioj për aktrim, e kam ditur që gjërat nuk do të jenë njejtë. Fama ime është rritur gradualisht, hap pas hapi, duke më bërë të mësohem më lehtë me të.

Unë jam mësuar me të qenit person publik dhe kjo nuk më pengon, bile përpiqem të jem sa më e thjesht dhe ta jetoj jetën siç më vjen”, ka treguar këngëtarja.

“Por, ka raste kur duhet kufizuar, pasi njerëzit të njohin dhe duan që ti të jesh shembull i mirë. Mua më ka bërë shumë më popullore karriera në muzikë.

Publiku është kurioz për gjithçka dhe sot është bërë e vështirë ti mbash gjërat vetëm për vete, e kjo nuk më pëlqen, nuk më pëlqen që për faktin se je këngëtare duhet të tregosh gjithçka, sepse këtë “fatur” ta dërgon kinse zgjedhja e të qenit “person publik”, shton Ryva./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË