Blero dhe Afrona po numërojnë ditët e fundit të beqarisë.

Blero Muharremi dhe Afrona Dika do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë muajin shtator dhe çifti vetëm se kanë filluar t’i shpërndajnë ftesat për natën më të rëndësishme në jetën e tyre.

Ndër të ftuarit e dyshes është edhe Afërdita Dreshaj, këtë e ka konfirmuar vetë modelja me postimin e bërë në Instastory ku ka publikuar foton e ftesës së dasmës.

Ajo falenderoi dyshen për këtë ftesë duke thënë: “Vëllai im po martohet, faleminderit”. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË