Këngëtari i njohur Blerim Muharremi ndryshe Blero po vazhdon të gëzojë vëmendje të madhe nga publiku.

Jo vetëm për shkak të muzikës, por edhe jetës së tij private, shkruan “Kosovarja”.

Jo rrallë herë këngëtari përveç postimeve nga jeta e përditshme në rrjetet sociale, ka postuar edhe gjëra apo edhe çështje që e kanë preokupuar në lidhje me vendin tonë.

Edhe çështja e stërgjatur e heqjes së taksës dhe mundësia për prishje të raporteve me SHBA-në janë duke e shqetësuar edhe atë, si shumicën e qytetarëve të Kosovës.

Statusi i fundit i Bleros me një foto të flamurit të Amerikës thotë: Ku do ishim pa ty?

Me një fjalë siç duket Blero ua rikujton politikanëve se jemi këtu si jemi, si një Kosovë e pavarur falë Amerikës.

E kjo me plot të drejtë, për të gjithë ata që e dinë historinë, e dinë se Amerika ka qenë dhe duhet të mbetet miku i përhershëm i Kosovës./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË